Deputetja e dorëhequr e PD Albana Vokshi deklaroi nga Shkodra se protestat e opozitës do të përshkallëzohen deri në largimin e qeverisë të kapur nga krimi.

Vokshi u shpreh se do vijojnë protestat javore në të gjithë Shqipërinë të cilat do të kulmojnë me protestën e 11 majit në Tiranë për rrëzimin e Edi Ramës si kryeministër.

Kryeministri Rama është shprehur se do të shkojnë në burg ata që ndërmarrin veprime të jashtëligjshme por kjo tha deputetja e dorëhequr Vokshi nuk e tremb aspak opozitën e bashkuar për të vijuar aksionin e ndërmarrë.

E pyetur nëse PD po e çon vendin në një konflikt civil duke qenë se demokratët pretendojnë të mos futen në zgjedhjet lokale të 30 qershorit,

Vokshi tha se ai që kërkon konfliktin civil është kryeministri Rama.
Albana Vokshi ishte në Shkodër teksa shoqëroi në një takim ish-eurodeputeten Doris Pack.

Artikulli paraprakSFIDAT E TË RINJVE PËR TREGUN E PUNËS
Artikulli tjetërVOLEJBOLL MESHKUJ, PARTIZANI I MERR TITULLIN KAMPION VLLAZNISË