Albana Vokshi ka reaguar pas përjashtimit të saj përgjithmonë nga Partia Demokratike. Vokshi kundërshton vendimin e Kryesisë, teksa thotë se nuk mund ta përjashtojnë dot nga PD ata që nuk kanë lidhje me partinë. Ajo akuzon Bashën se e do partinë me çdo kusht vetëm për pasurimin e tij personal.

“Nga PD nuk më përjashtojnë dot ata që nuk kanë lidhje me PD-në. Nga PD nuk më përjashton dot një grup uzurpatorësh që PD-në e kanë mjet për pasurimin personal, ndaj e duan me çdo kusht. Ata nuk kanë lidhje as me demokratët as me demokracinë.

I vetmi organ legjitim në Partinë Demokratike, mandatuar nga Kuvendi Kombëtar i 11 dhjetor 2022, është Komisioni i Rithemelimit të PD në të cilin unë jam anëtare.

Lulzim Basha është shkarkuar me 4446 vota të delegatëve legjitim të Kuvendit Kombëtar të PD, vendim ky i ratifikuar në mënyrë unanime nga rreth 44 mijë anëtarë të PD në referendumin e dt 18 dhjetor 2022. Në demokraci sovrani vendos!”, tha ajo.

Artikulli paraprakRESHJE SHIU, DIELL DHE DËBORË, PARASHIKIMI I MOTIT SOT
Artikulli tjetërMJEKJA SHQIPTARE NË HOLANDË: OMICRON NUK I PREK MUSHKRITË NË NIVEL TË RËNDË, POR KUJDES QENDRËN NERVORE