Deputetja e partisë demokratike Albana Vokshi në komisionin parlamentar të shërbimeve sociale i ka kërkuar ministrisë së mirëqënies sociale se çfarë masash janë marrë për rintegrimin e azilantëve që janë kthyer në Shqipëri.
Silva Banushi, drejtore në ministrinë e mirëqënies sociale tha se nuk ka dijeni për shifrat e azilantëve të riintegruar por deklaroi se kurset e formimit profesional pa kosto për ta janë një prej mundësive. Partia Demokratike ka akuzuar qeverinë për keqeverisje gjë e cila sipas.PD ka detyriar mijëra shqiptar që të largohen për të kërkuar azil gjë e cila sipas qeverisë është normale sepse emigrim ka edhe në shtete të tjera europiane.