Volejbollistët e Vllaznisë kanë fituar ndeshjen e fundit të kampionatit me Tiranën duke ruajtur për momentin vendin e parë në renditje me 2 pikë avantazh
por shkodranët nuk kanë më ndeshje teksa Studenti i vendit të dytë ka edhe një përballje me një kundërshtar të lehtë siç është Skenderbeu dhe kryeqytetasit kanë shansin për ta mbyllur të kalojnë në vendin e parë me një pikë më shumë se Vllaznia. Kuqeblutë fituan 3-2 ndaj Tiranës duke marrë dy pikë pa arritur të fitojnë 3-1 fitore e cila do t’i jepte 3 pikë kuqebluve duke ruajtur diferencën me Studentin pavarësisht se si do të përfundonte sfida e këtyre të fundit me Skenderbeun. Pas ndeshjes trajneri i Vllaznisë Artan Kalaja u shfqa optimist. Në gjysëmfinalen e parë të plef of Vllaznia do të luaj javën e ardhshme sërish me Tiranën dhe ndeshje e parë do të jetë në Shkodër. Ndaj Tiranës Vllaznia fitoi setin e parë 25-22, humbi të dytin 19-25 po ashtu edhe setin e tretë 23-25 dhe më pas u rikthuer duke fituar setin e katërt dhe të pestë 25-21 dhe 15-12 si dhe krejt ndeshjen me rezultatin e përgjithshëm 3-2.