Skuadra e Vllaznisë në volejboll për meshkuj ka bërë një hap të rëndësishëm drejt mbajtjes së vendit të parë në kampionat.

Shkodranët kanë fituar 3-1 ndaj Teutës duke marrë 3 pikë dhe duke ruajtur kështu vendin e parë në renditje. Kuqeblutë tashmë janë rikthyer bindshëm në kampionat teksa pas Studentit arrijnë të fitojnë edhe me Teutën. Gjithsesi trajneri i Vllaznisë Artan Kalaja thotë se 4 ekipet e para janë pothuajse në të njëjtin nivel. Kuqeblutë do tentojnë një fitore edhe ndaj Tiranës në ndeshjen e ardhshme për të qenë kështu e sigurtë në vendin e parë në renditje si dhe një pretendente serioze për fitimin e titullit kampion. Vllaznia ndaj Teutës humbi 19-25 setin e parë ndërsa fitoi tre të tjerët duke marrë kështu një fitore të rëndësishme për vazhdimësinë.

Artikulli paraprakSHKODRA GANGRENË ME MBETURINA, MUNGON PASTRIMI
Artikulli tjetërAKUZAT E PD-së, REAGON SHËRBIMI I URGJENCËS LËVIZËSE