Vllaznia në volejboll për femra nuk ka mundur të bëjë asgjë përballë Partizanit në ndeshjen e rradhës për kampionat, atë të luajtur në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës, duke u mposhtur me rezultatin e pastër 3-0. Ashtu si edhe tek meshkujt, ndeshja nisi me një minutë heshtje në nderim të ish-trajnerit të ekipit të Vllaznisë, Adrian Mikopula, që u nda nga jeta pak kohë më parë në moshën 60-vjeçare.

Sa i takon ndeshjes, Partizani i drejtuar nga Amarilda Sijoni nuk ka hasur shumë vështirësi nga vajzat kuqeblu, duke e mbyllur setin e parë në shifrat 25-15. Në të dytin, Vllaznia mundohet të korrigjojë diçka, por sërish shumë pak dhe për këtë arsye e humb edhe atë 17-25.

Në të tretin, Vllaznia sërish e rrit lojën, por duke mos e çuar deri në fund dhe si rrjedhojë, është Partizani që e fiton edhe këtë set në shifrat 25-21 dhe kështu, edhe krejt ndeshjen me rezultatin e pastër 0-3. Pas këtij dueli, trajnerja e Vllaznisë, Nora Deda, pranoi diferencën e madhe me Partizanin dhe kërkoi përforcime në skuadrën e saj.

Ndërkohë, trajnerja e Partizanit, Amarilda Sijoni, u shpreh se objektivi i ekipit të saj është që të mbrojnë titullin kampion.

Pas javës së katërt të kampionatit, Vllaznia ka arritur vetëm një fitore dhe tre humbje, duke patur vetëm tre pikë të grumbulluara.

Artikulli paraprakVOLEJ MESHKUJ, VLLAZNIA HUMBET NDAJ PARTIZANIT
Artikulli tjetërSULMI ME RAKETA NË IZRAEL/ PRESIDENTI BEGAJ: QËNDROJMË PËRKRAH POPULLIT IZRAELIT!