Skuadra e Vllaznisë në volejboll për femra vazhdon stërvitjen me ritme të larta në përgatitje për ndeshjete e ardhshme. Sipas volejbollistes Stela Kiri gjendja fizike e skuadrës është mjaft e mirë dhe po përgatiten intensivisht. Falë ecurisë së mirë të skuadrës shkodrane të volejbollit të femrave ata kanë si objektiv të pozicionohen mes katër ekipeve kryesuese të tabelës së klasifikimit.
Kështu Vllaznia në volejboll për femra synon të mbajë po të njëjtin ritëm me rezultatet e arritura deri më tani. Dhe për këtë i gjithë ekipi po punon fort në arritjen e rezultateve e pse jo edhe të kryesojnë ndaj skuadrave rivale.