“Sport Klub Vllaznia” ka prezantuar zyrtarisht trajnerin e ri të ekipit të volejbollit të femrave Nebojsa Grabrz. Ky trajner vjen nga Mali i Zi dhe synon që me vajzat e volejbollit të rrisë cilësinë.Drejtori i “Sport Klub Vllaznia” Mark Kroqi deklaroi se ardhja e këtij trajneri do të ndihmojë volejbollistet e Vllaznisë në aspektin profesional.

Kreu i shumësportëshit tha se trajneri malazez ka një karrierë të pasur sportive ndërsa shprehet se atij nuk i është vënë asnjë objektiv edhe pse si skuadër synohet vendi i katërt në kampionat.Trajnerja Sadije Gogaj që ka një meritë për krijimin dhe rikthimin e ekipit të volejbollit të vajzave do vijojë që të jetë pjesë e pankinës duke dhënë kontributin e saj bashkë me malazezin Grabrz.

Artikulli paraprakVLLAZNIA A FITON 3-0 MIQËSOREN ME VLLAZNINË B
Artikulli tjetërPLAGOSEN 5 PERSONA NË KAMPIN E AZILANTËVE NË GJERMANI