Vllaznia në volejboll për femra ka fituar ndeshjen përballë Barleti Voley në javën e dytë të kampionatit kombëtar pas humbjes që pësoi në nisje të kampionatit. Vajzat e drejtuara nga trajnerja Nora Deda fituan me rezultatin e përgjithshëm 3-1 në sfidën ndaj ekipit kryeqytetas. Vajzat shkodrane humbën setin e parë 16-25 por më pas vendosën diktatin duke fituar tre sete radhazi, 25-22, 25-18 dhe 25-19. Pas ndeshjes trajnerja e Vllaznisë Nora Deda tha se pavarësisht fitores nuk është e kënaqur me lojën përballë Barletit ndërsa bëri të ditur se ekipi ka nevojë për përforcime.

Skuadra shkodrane këtë vit ka shumë ndryshime thotë trajnerja Deda për shkak të lojtareve të larguara ndërsa janë afruar vetëm dy volejbolliste.

Trajneri i Barletit Altin Gorenxa u shpreh objektiv i ekipit të tij është mbijetesa.

Me Vllazninë përveç Tucit dhe amerikanes Magee është rikthyer Mikopuli nga Pogradeci dhe Zhivani pas një shkëputje 6 mujore nga fusha e lojës.

Artikulli paraprakSI SHKODRANËT ËNDËRRUAN PIKTURËN
Artikulli tjetërVOLEJ MESHKUJ, VLLAZNIA E NIS ME FITORE