Vllaznia në volejboll për femra do të ketë një përballje të fortë këtë javë teksa luan në transfertë me Partizanin, ekipi kampion në fuqi. Në konferencën për shtyp trajneri i Vllaznisë Dorjan Tafa shprehet se pavarësisht se luajnë përballë një ekipi si Partizani, objektivi i Vllaznisë është fitorja ndaj të kuqve.
Volejbollistja e Vllaznisë Lorena Picaku e cila u rikthye tek ekipi kuqeblu deklaron se ndaj Partizanit vajzat kuqeblu do të japin maksimumin për të ardhur në Shkodër me një fitore.
Volejbollistet e Vllaznisë kanë një risi këtë sezon sepse në përbërje kanë edhe përgatitësën atletike Ankela Cara e cila po jep kontributin e saj.
Vllaznia në volejboll për femra këtë sezon është një ekip ndryshe nga sezoni i kaluar duke patur pretendime për fitimin e trofeve ndërsa një provë për këtë do jetë përballja në transfertë me kampionët e Partizanit.