Vllaznia në volejboll për femra ka marrë një fitore me shumë vlerë në Tiranë ndaj Barleti Volley, rivale direkte kjo e vajzave kuqeblu në garën për zonën play-off. Shkodranet fituan me rezultatin 3-2 në një ndeshje që dhuroi shumë emocione. Në fakt, kanë qenë vendaset e trajnerit Gorenxa, të cilat e fituan setin e parë me shifrat 25-22, por Vllaznia luan më mirë në setin e dytë, duke e fituar atë pa shumë vështirësi 25-17 dhe duke barazuar numrin e tyre. Kjo dha shpresë për një ndryshim të situatës në setin e tretë, por nuk do të ndodhte një gjë e tillë. Më pas, është sërish Barleti Volley që luan më mirë, por në fund ka shumë rivalitet dhe si rrjedhojë, do ta fitonte këtë set me shifrat 25-23, duke iu afruar më shumë fitores së krejt ndeshjes. Megjithatë, Vllaznia nuk hoqi dorë lehtë nga pretendimet e saj. Volejbollistet e drejtuara nga trajnerja Nora Deda fitojnë lehtësisht në setin e katërt me rezultatin 25-16, duke e çuar këtë takim në set final. Në këtë të fundit është Vllaznia që luan sërish më mirë dhe e fiton edhe atë me shifrat 15-11 e në këtë mënyrë, krejt ndeshjen me rezultatin 3-2. Me këtë fitore, Vllaznia është ngjitur në kuotën e 11-pikëve, duke u pozicionuar në vendin e pestë të renditjes. Ndërkohë që, Barleti mban sërish vendin e katërt me 15-pikë.

Artikulli paraprakDY FITORE PËR AKADEMINË VLLAZNIA
Artikulli tjetërNUK ËSHTË NJË MUAJ IDEAL PËR DASHURI TË REJA, ÇFARË THONË YJET PËR JU