Vllaznia në volejboll për femra ka arritur një fitore të rëndësishme duke mundur 3-1 ekipin e Barleti Volej, ndeshje e luajtur në pallatin e sportit “Qazim Dervishi. Vajzat shkodrane nuk e nisën shumë mirë lojë teksa u mundën në setin e parë 15-25 duke treguar dobësi në fillim të lojës. Pas këtij seti ekipi i Vllaznisë bën gjithçka mirë dhe nuk e lejon kundërshtarin që të avancojë më tutje.

Vajzat kuqeblu fitojnë 25-21 setin e dytë duke barazuar 1-1 dhe duke u rikthyer shpejt në lojë. Kaq duhet që Vllaznia ta marrë veten siç duhet teksa fitojnë 25-20 setin e tretë duke kaluar në avantazh 2-1.

Set ii tretë ka më shumë emocione sepse pallati i sportit ishte i mbushur nga tifozë duke bërë që vajzat shkodrane të përjetojnë emocione. Ekipi kuqeblu nuk gabon dhe fiton 28-26 setin e katërt dhe krejt ndeshjen me rezultatin e përgjithshëm 3-1 duke marrë kështu një fitore me shumë vlera për të cilën trajneri Mark Kroqi u shpreh i kënaqur.

Me këtë fitore ndaj Barletit, Vllaznia përforcon pozitat e saj për të shkuar drejt objektivit që është një vend mes katër ekipeve më të mira edhe pse kampionati sapo ka nisur.

Skuadra e Vllaznisë në volejboll për femra ka një moshë relativisht të re por tashmë vajzat kanë fituar eksperiencën e duhur ndërsa kanë disa vite që luajnë sëbashku ndaj këtë sezon do të kërkojnë një paraqitje edhe më pozitive.

Artikulli paraprakBASKET MESHKUJ, VLLAZNIA THYEN TIRANËN 78-77
Artikulli tjetërSTAR KIDS – 19.10.2019