Vllaznia në volejboll për femra në javën e tretë të kampionatit ka arritur fitoren e parë teksa ka fituar përballë Flamurtarit në ndeshjen e luajtur në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”.

Vajzat shkodrane të drejtuara nga trajnerja Sadie Goga kanë fituar në setet 3-0. Ekipi kuqeblu ka dominuar tërësisht duke marrë një fitore pa probleme dhe duke u çliruar në një farë mënyrë edhe psikologjikisht në këtë fillim kampionati. Në setin e parë skuadra e Vllaznisë ka qenë gjatë gjithë kohës në epërsi dhe ka arritur që të fitojë me një diferencë në shifrat 25-11. Vajzat shkodrane vijojnë lojën e mirë dhe nuk lëshojnë aspak ndaj Flamurtarit që e ka të vështirë përballë një Vllaznia të mirëvendosur në parketin e pallatit të sportit. Në këtë mënyrë në setin e dytë ekipi kuqeblu fiton 25-9 duke shkuar në 2-0 dhe thuajse duke e patur të sigurtë fitoren. Në fakt ashtu ndodh. Vllaznia ashtu si në setin e parë, fiton edhe të tretin me të njëjtin rezultat 25-11 duke e përmbyllur këtë takim ndaj Flamurtarit me një fitore të rëndësishme 3-0. Përveçse për renditjen dhe objektivat që kanë volejbollistet shkodrane, kjo fitore shërben shumë edhe për anën psikologjike duke qenë se pas problemeve në fillim të kampionatit me largimin e trajnerit malazez Grabez dhe volejbollistes Ana Gjelaj, tashmë skuadra kuqeblu është çliruar dhe do vijojë rrugëtimin në këtë kampionat për të qenë në fund të këtij sezoni nes 4 ekipeve më të mira.

Artikulli paraprakSKUADRA E VELEÇIKUT, PËRGATITJE SERIOZE PËR TIRANA B
Artikulli tjetërBASKET FEMRA, 4 SHKODRANE NË KOMBËTARE, VLLAZNIA VUAN