Vllaznia në volejboll për femra ka arritur të triumfojë në ndeshjen e rradhës në Kupën e Shqipërisë. Ekipi i Nora Dedës, pasi mposhti javën e kaluar Tiranën, fitoi edhe ndaj një ekipi tjetër pretendent, siç është ai i Partizanit. Vajzat kuqeblu e morën këtë fitore me përmbysje, teksa fillimisht Vllaznia i humbi dy setet e para në shifrat 25-12 dhe 25-21, por në tre të tjerët luajti më mirë dhe arriti t’i fitojë me shifrat 25-17, 25-23, 15-13 dhe në këtë mënyrë, edhe krejt ndeshjen me rezultatin 3-2. Pas këtij suksesi ndaj Partizanit, trajnerja Nora Deda dhe kapitenja Esmeralda Tuci u shfaqën shumë të lumtura.
Nga ana tjetër, zv/trajneri i Partizanit, Andi Lundra tha se ekipi i tij pati luhatje në lojë, ç’ka ndikoi edhe në humbjen e ndeshjes.
Në këtë mënyrë, Vllaznia në volejboll për femra merr fitoren e tretë rradhazi, duke rihapur garën për kualifikimin në gjysmëfinalen e Kupës.