Vllaznia në volejboll për femra është rikthyer te fitorja. Vajzat kuqeblu arritën të triumfojnë me rezultatin 3-2 ndaj Pogradecit, në ndeshjen e vlefshme për Kupën e Shqipërisë. Kështu, edhe trajnerja Nora Deda rikthehet me fitore në krye të ekipit të volejbollit të femrave të Vllaznisë. Pas ndeshjes, në prononcimin për mediat, Deda tha se u rikthye në drejtimin e ekipit vetëm nga dëshira për të bërë më të mirën për Vllazninë. Trajnerja e ekipit kuqeblu foli edhe për ndeshjen e fituar prej ekipit të saj.

Në këtë mënyrë, ekipi shkodran siguron dy pikët e para në grup në ndeshjet e vlefshme për Kupën e Shqipërisë.

Artikulli paraprak“KA NISUR BLERJA E VOTËS SË DIASPORËS”, BERISHA THIRRJE QYTETAREVE: DENONCONI AKTE TË TILLA KUDO NDODHENI!
Artikulli tjetërAUTOBUZI I SHIJES NERANXI NË SHKODËR