Skuadra e Vllaznisë në volejboll për femra ka bërë tre afrime në radhët e saj me dy volejbolliste nga Bjellorusia dhe një nga Rusia. Kështu në stërvitje me ekipin kuqeblu janë bashkuar volejbollistet Dayra Auramchyk, Lyubov Pronina dhe Knyzeva Anna Setter. Presidenti i Vllaznisë Florjan Zekaj shprehet se objektiv këtë sezon është fitimi i të gjitha trofeve.

Zekaj ka sqaruar edhe rastin e volejbollistet 15 vjeçare Adma Mikopuli teksa babai i saj Adrian Mikopuli, ish trajner i Vllaznisë akuzoi se vajza e tij nuk është marrë në skuadrën e parë me qëllim. Presidenti Zekaj hodhi poshtë këto akuza.

Ndërkohë përveç trajnerit Besnik Lisha, tek Vllaznia po jep një kontribut edhe djali i tij Gerti Lisha, një ish volejbollist në Amerikë dhe i kombëtares shqiptare i cili ka marrë përsipër që bashkë me motrën e tij Vjola Lisha të sponsorizojnë tre volejbollistet e huaja.

Njëra prej volejbollisteve të ardhura tek Vllaznia, bjellorusja Dayra Auramchyk e cila sezonin e kaluar u shpall kampione me Skenderbeun thotë se këtë sezon shpreson që titullin ta fitojë me skuadrën shkodrane.

Vllaznia në volejboll për femra ka dorëzuar listën e federimeve dhe tashmë përveç vajzave shkodrane pjesë e ekipit janë edhe tri volejbollistet e huaja ndërsa të gjithë bashkë do synojnë fitimin e trofeve objektiv që vitin e kaluar nuk u realizua.

 

Artikulli paraprakGJENDET E PAJETË NJË PUSHUESE 50-VJEÇARE NË BREGDETIN E SHËNGJINIT! ISHTE E VETME NË PLAZH
Artikulli tjetërSLLOVENIA THËRRET NË BISEDË AMBASADORIN SERB PAS DEKLARATAVE TË VUÇIÇIT PËR KOSOVËN