Vllaznia në volejboll për femra do të luajë ndaj Pogradecit ndeshjen e dytë në grup, të vlefshme për Kupën e Shqipërisë. Në duelin e parë ndaj ekipit të Partizanit, vajzat shkodrane janë mposhtur me rezultatin 3-0. Megjithatë, ato besojnë se ndaj Pogradecit që drejtohet nga trajneri shkodran Besnik Lisha, do të vijë kthesa e tyre. Edhe kapitenja Klodeta Zhivani thotë se ka besim se mund të arrijnë fitoren në këtë ndeshje.
Pas largimit të Nora Dedës, momentalisht Zhivani së bashku me zv/trajnerin Gentian Curraj po drejtojnë ekipin e Vllaznisë, teksa ajo tregon edhe vështirësitë që ka hasur gjatë kësaj periudhe, duke qenë edhe lojtare në fushën e lojës, por edhe në drejtimin e skuadrës.
Ndeshja e dytë e Kupës së Shqipërisë e Vllaznisë ndaj Pogradecit do të luhet të premten në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës.