Skuadra e Vllaznisë në volejboll për meshkuj këtë sezon e nis pa asnjë largim. Kjo është shumë pozitive shprehet trajneri i kësaj skuadre Artan Kalaja i cili thotë se përvese nuk ka largime është rikthyer në Shkodër volejbollisti shkodran Ditmir Rrashketa që për 5 sezone me radhë luajti më Studentin.

Vllaznia mund të jetë pretendente nëse ekipet e tjera nuk bëjnë përforcime shprehet tekniku Kalaja ndërsa thotë se nuk ka ndryshuar asgjë thuajse sa i përket financave.Kampionati kombëtar në volejbollin e meshkujve nis në fund të tetorit dhe deri atëherë Vllaznia ka ende kohë për t’u përgatitur dhe për të hyrë këtë sezon si ekip pretendent.

Artikulli paraprakSTAR SPORT – 21.09.2015
Artikulli tjetërLUAN ZMIJANI: NUK DORËHIQEM, NUK E KAM NË KARAKTER