Vllaznia në volejboll për meshkuj do ketë këtë javë një përballje të fortë me ekipin e Erzenit të Shijakut. Volejollistët shkodran janë duke bërë përgatitjet e fundit në prag të kësaj sfide të rëndësishme ku objektiv i vetëm shprehet trajneri i kuqebluve Artan Kalaja është fitorja.

Objektiv i volejbollistëve të Vllaznisë këtë sezon është futja mes katër ekipeve më të mira në Play Off ku edhe diskutohet titulli kampion ndërsa nuk përjashtohet mundësia edhe për të pretenduar fitimin e trofeut.

Trajneri Kalaja thotë se skuadra e meshkujve e volejbollit ende nuk ka kryer procedurën e kthimit në shoqatë ndërsa ende ky ekip ndryshe nga disa të tjera nuk ka një sponsor gjë e cila nuk ndikon pozitivisht tek volejbollistët.

Vllaznia në volejbollin e meshkujve është një ekip që ka në përbërje lojtarë me eksperiencë dhe disa të rinj të cilët do të tentojnë të bëjnë një paraqitje dinjitoze duke nisur nga sfida e radhës me pretendentët e Shijakut.

Artikulli paraprakBASKET MESHKUJ, VLLAZNIA E PATHYESHME, MUND EDHE TEUTËN
Artikulli tjetërSHKODËR, MINISTRJA: NDËRGJEGJËSIM KUNDËR KANCERIT TË GJIRIT