Vllaznia e volejbollit të meshkujve do të ndeshet këtë të premte me ekipin më të mirë të kampionatit, Partizanin. Aktualisht, të kuqtë renditen në krye të tabelës së klasifikimit me 9-pikë të plota. Kjo ndeshje do të zhvillohet pasditën e së premtes në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”. Në prag të këtij dueli, në një prononcim për “Star Plus”, trajneri i Vllaznisë, Artan Kalaja, duke folur për ndeshjen ndaj Partizanit, u shpreh se volejbollistët e drejtuar prej tij do të mundohen të tregojnë më të mirën e tyre.

Kalaja foli edhe për mbështetjen nga ana e Bashkisë, ndërsa tha se ndihet i keqardhur për mos-arritjen e trofeve vitet e fundit nga Vllaznia.

Vllaznia në volejboll për meshkuj vjen në ndeshjen ndaj Partizanit, pas humbjes në Korçë ndaj Skënderbeut me rezultatin e pastër 3-0 dhe prandaj, në këtë duel do të synohet rikthimi te rezultatet pozitive.

Artikulli paraprakTË SHTUNËN TËRBUNI-BASANIA
Artikulli tjetërLEZHË, HAPËSIRAT PUBLIKE TË ZAPTUARA