Skuadra e Vllaznisë në volejboll për meshkuj ëshët eleminuar nga kupa e Shqipërisë. Skuadra kuqeblu ka pësuar disfatë ndaj ekipit të Tiranës duke mos arritur që të sigurojë një vend në finale.

Në ndeshjen e luajtur në kryeqytet Tirana fitoi 3-2 me Vllazninë duke qenë kështu ekipi finalist teksa do diskutojë trofeun e kupës përballë Farka Volej. Edhe pse Vllaznia ka rivalizuar denjësisht dhe ka tentuar të marrë fitoren nuk ia ka arritur qëllimit. Skuadra e drejtuar nga trajneri i ri Mark Kroqi e ka nisur mirë lojën teksa ka arritur që të fitojë 25-23 setin e parë ndaj ekipit të Tiranës. Bardheblutë nuk lëshojnë lehtësisht dhe sjellin barazpeshën. Seti i dytë fitohet nga Tirana me rezultatin 25-20. Në setin e tretë shkodranët janë tërësisht superior dhe duket sikur do të jenë ata ekipi që do kualifikohet teksa fitojnë atë set me 10 pikë diferencë 25-15. Kryeqytetasit mobilizohen dhe arrijnë sërish të barazojnë duke fituar setin e katërt 25-19. Gjithçka vendoset në pjesën e fundit të lojës. Seti i pestë ka rivalitet ashtu si e gjithë ndeshja. Në fund fati i buzëqesh tiranasve të cilët arrijnë që të fitojnë 15-13 setin e pestë dhe krejt ndeshjen 3-2 duke bërë që Vllaznia të eleminohet pa arritur të kalojë në finale. Trajneri Kroqi aktivizoi në lojë Nikolin Qafarenën, Çekinin, Anton Qaferenën, Gjoklaj, Jukni, Miloti, Renato Kolën, Lloshin dhe Kristian Kolën. Pavarësisht kësaj humbje në ndeshjen e parë zyrtare të sezonit të ri kuqeblutë e trajnerit Kroqi synojnë që të bëjnë një sezon pozitiv duke patur kështu objektiv në kampionat vendin e katërt. Vllaznia pati probleme duke qenë se qëndroi për një kohë të gjatë pa trajner pas dorëheqjes të teknikut Artan Kalaja gjë e cila do të ketë ndikimin e vet. Për trajnerin e ri Kroqi ky fillim sezonin mbetet një mision jo i lehtë.

Artikulli paraprakBOKS, SHQIPËRIA PARAQITJE POZITIVE NË BOSNJE NË NJË TURNE
Artikulli tjetërMIRATIMI I LIGJIT TË MBETJEVE, REAGON LULZIM BASHA