Vllaznia në volejboll për meshkuj e nisi me fitore kampionatin kombëtar të volejbollit. Djemtë e drejtuar nga Artan Kalaja në javën e parë arritën të mposhtin në shifrat 3-1 skuadrën e Elbasanit, ndeshje e luajtur në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” në Shkodër. Seti i parë u mbyll 18-25 në favorin e miqve ndërsa më pas Vllaznia barazoi dhe arriti ta fitojë takimin duke triumfuar në tre sete radhazi, 25-21, 25-18 dhe 25-21. Trajneri i Vllaznisë Artan Kalaja pas kësaj fitoreje në javën e parë tha se është i kënaqur me ekipin i tij.

Tekniku Kalaja tha se disa ekipe kanë bërë perforcime por për momentin Vllaznia ka mjaftueshëm lojtarë edhe pse është një ekip bio me volejbollistë shkodran. Në vazhdimësi pret që ekipi i tij të përforcohet me volejbollistë të tjerë. Objektiv mbetet dalja në katërshe.

Volejbollistët e Vllaznisë do të synojnë një fitore edhe në transfertë në javën e dytë përballë Skenderbeut vendas për të vijuar kështu ecurinë e rezultateve pozitive në këtë fillim kampionati.

Artikulli paraprakVOLEJ FEMRA, TRAJNERJA: DUHEN PËRFORCIME
Artikulli tjetër‘33% E SHQIPTARËVE NUK IA DALIN DOT TË BLEJNË ILAÇET’, BASHA: PROGRAMI I DEMOKRATËVE EUROATLANTIKË MUNDËSON SHËRBIM SHËNDETËSOR SIPAS NEVOJËS DHE JO SIPAS XHEPIT