Vllaznia e ka nisur me humbje kampionatin kombëtar të volejbollit për meshkuj. Shkodranët në javën e parë të kampionatit janë mundur nga Farka Volej me rezultatin 0-3.

Në fakt ka qenë një humbje e papritur për Vllazninë, skuadër e cila në sfidën e saj të parë në këtë sezon synonte fitoren. Kuqeblutë kanë surprizuar jo pak sepse të paktën në përballjet miqësore që kanë patur përpara fillimit të kampionatit kanë zhvilluar ndeshje të mira. Kjo humbje për trajnerin Artan Kalaja mund të lidhet edhe me anën psikologjike të lojtarëve shkodran në këtë fillim kampionati. Kjo humbje thotë trajneri Kalaja nuk prish shumë punë sepse kampionati është i gjatë. Në ndeshjen ndaj Farkës Vllaznia humbi 23-25 setin e parë, 22-25 të dytin dhe 28-30 setin e tretë duke e nisur jo mirë këtë sezon.

Artikulli paraprakADA HUMBJE TË PAPARASHIKUAR 0-3 ME KAMZËN
Artikulli tjetërARRESTOHEN TRAFIKANTËT NGA KOSOVA, TRAFIKONIN EMIGRANTËT