Vllaznia në volejboll për meshkuj ka fituar ndeshjen e parafundit të kampionatit me rezultatin 3-0 ndaj Erzenit duke shpresuar sërish për të kapur vendin e katërt që i çon në Play Off.

Trajneri i Vllaznisë Mark Kroqi shprehet se tashmë gjithçka varet nga ndeshja e javës së fundit mes Studentit dhe Tiranës. Në rast se Studenti merr një fitore atëherë Vllaznia nga vendi i pestë ngjitet në të katërtin duke siguruar kështu edhe Play Off-in. Duke folur edhe si drejtues i “Sport Klub Vllaznia” Kroqi pranon se ky nuk është një vit shumë i sukseshëm sepse nga katër ekipe të lojërave me dorë vetëm një prej tyre, basketbolli i meshkujve ka të sigurtë Play Off-in.

Vllaznia në e femrave në volejboll dhe basketboll nuk kanë arritur këtë vit të kapin objektivat për t’u renditur mes 4 ekipeve më të mirë ashtu siç rrezikon edhe volejbolli i meshkujve ndryshe nga djemtë e basketbollit që synojnë titullin kampion.

Artikulli paraprak2 PRILLI, SHKODRA NDËRGJEGJËSOHET ME AUTIZMIN
Artikulli tjetërAKADEMIA U-17, KUKËSI – VLLAZNIA 0-2