Vllaznia në volejboll për meshkuj është rikthyer tek suksesi në kampionat. Volejbollistët kuqeblu likuiduan homologët e tyre durrsakë, duke i mposhtur me rezultatin 3-1. Skuadra e drejtuar nga trajneri Artan Kalaja arriti të fitojë me lehtësi tre sete 25-14, 25-11 dhe 25-13, ndërsa u mposhtën vetëm në një set në shifrat 17-25. Kështu, në fund, Vllaznia në volejboll për meshkuj arriti të fitojë të gjithë ndeshjen me meritë me rezultatin 3-1, kjo falë edhe një paraqitje të mirë që zhvilloi kapiteni Nikolin Qafarena.

Pas ndeshjes, trajneri i ekipit kuqeblu, Artan Kalaja, tha se ky duel nxorri në pah anët pozitive dhe negative të skuadrës së tij, ndërsa foli edhe për objektivat që janë hyrja në zonën e “play-off”.

Kështu, Vllaznia merr një fitore shumë të rëndësishme, që vijon ta mbajë skuadrën kuqeblu brenda objektivave të renditjes në zonën “play-off”.

Artikulli paraprakVOLEJ FEMRA, VLLAZNIA MPOSHT TEUTËN
Artikulli tjetërQYTETARËT ZGJEDHIN SHIROKËN NË FUNDJAVË