Vllaznia në volejboll për meshkuj ka marrë një humbje në ndeshjen e radhës ndaj ekipit të Erzenit. Kuqeblutë u mundën brenda në shtëpi në shifrat 0-3 nga ekipi shijakas.

Pas kësaj humbjeje trajneri i Vllaznisë Artan Kalaja shprehet se aid he lojtarët nuk e kishin menduar aspak se ndeshja do shkonte në këtë mënyrë pasi pritshmëritë ishin të tjera.

Në vazhdimësi trajneri Kalaja pret që skuadra e tij të rritet dhe volejbollistët shkodran të tregojnë vlerat e vërteta.

Në ndeshje ndaj Erzenit, Vllaznia humbi 22-25 setin e parë, 24-25 setin e dytë dhe 22-25 setin e tretë. Gjithsesi kuqeblutë kërkojnë që këtë vit të jenë një ekip pretendent dhe të renditen mes katër skuadrave më të mira në fund të sezonit për të siguruar më pas pjesëmarrjen në Play Off ku diskutohet titulli kampion.

Edhe volejbollistët meshkuj për një kohë të gjatë qëndruan pushim për shkak të COVI-19 deri sa u hap drita jeshile për ta nisur kampionatin.

Artikulli paraprakHAJDARI E ASHPËR NË KUVEND: SOT MË E LEHTË TË SHESËSH DROGË, SE BULMET! KJO QEVERI I KA DITËT E NUMËRUARA
Artikulli tjetërDREJT PËRFUNDIMIT REHABILITIMI I QENDRËS SË FSHATIT SHTOJ I RI