Vllaznia e volejbollit për meshkuj e ka mbyllur me humbje javën e fundit të kampionatit, teksa është mposhtur në shtëpi nga Studenti me rezultatin 1-3. Megjithatë, pavarësisht rezultatit të kësaj ndeshje, Vllaznia vendase është e kualifikuar në fazën play-off. Sa i takon duelit të luajtur, u zhvillua një ndeshje luftarake, ku në setin e parë doli fituese Vllaznia me shifrat 26-24. Megjithatë, Studenti arrin t’i fitojë të tre setet e tjera rradhazi, 20-25, 20-25 dhe 16-25, duke dalë fitues i të gjithë ndeshjes me rezultatin 1-3.

Për fazën play-off, kundërshtari i kuqebluve do të jetë Tirana.

Artikulli paraprakVOLEJ FEMRA, VLLAZNIA SHKON NË PLAY-OUT
Artikulli tjetërPËRMBYLLET MUAJI I AGJËRIMIT, BESIMTARËT MYSLIMANË KREMTOJNË FITER BAJRAMIN