Vllaznia ka fituar 3-1 ndaj Studentit nëvolej për meshkuj duke çuar në 2-0 duelet finale mes këtyre dy skuadrave.

Tashmë shkodranëve nga 3 sfidat e mbetura finale i mjafton vetëm një fitore për të arritur titullin e parë kampion në historinë e këtij ekipi. Ndeshja e dytë që u luajt në Shkodër pavarësisht fitores së Vllaznisë ka patur rivalitet dhe Studenti në disa momente ka vënë në vështirësi Vllazninë.

Trajneri i shkodranëve Mark Kroqi shprehet se ekipi i tij është afër trofeut por gjithsesi duhet treguar kujdes në ndeshjen e tretë në Tiranë. Vllaznia fitoi 25-22 setin e parë, humbit të dytin 25-14, fitoi setin e tretë 25-19 ndaj Studentit dhe po ashtu 25-13 setin e katërt dhe krejt ndeshjen me rezultatin e përgjithshëm 3-1. Takimi i radhës do jetë në Tiranë dhe në rast se Vllaznia merr një tjetër fitore atje atëherë shpallet kampione e Shqipërisë.

Artikulli paraprakSEZONI, ARSH NDËRHYN NË AKSIN SHKODËR-MURIQAN
Artikulli tjetërMETA THËRRET NË TAKIM URGJENT KRERËT E PARTIVE PARLAMENTARE