Ekipi i Vllaznisë në volejboll për meshkuj nuk ka arritur dot ta fitojë ndeshjen e katërt të Kupës së Shqipërisë. Kuqeblutë u mposhtën me rezultatin e pastër 3-0 nga Tirana, brenda në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”. Ekipi shkodran nuk ishte në lartësinë e duhur në këtë takim, teksa bardheblutë fituan tre sete në shifrat 25-17, 25-20 dhe 30-28. Pas humbjes, trajneri i Vllaznisë, Artan Kalaja tha se në këtë ndeshje ndikuan mungesat e volejbollistëve të dëmtuar.

Nga ana tjetër, trajneri i Tiranës, Arben Sako ishte shumë i lumtur me këtë fitore.

Pas katër ndeshjesh, Vllaznia e trajnerit Artan Kalaja ka arritur të marrë dy fitore dhe dy humbje, duke grumbulluar pesë pikë dhe ndodhet e pozicionuar në vendin e tretë në grupin B.

Artikulli paraprakVOLEJ FEMRA, VLLAZNIA NUK NDALET
Artikulli tjetërSHKODËR, TRANSPORTONIN EMIGRANTË, 2 SHTETAS NË KËRKIM