Ekipi i Partizanit në volejboll për meshkuj është larguar nga Shkodra me një fitore të pastër. Ata mposhtën me rezultatin 3-0 Vllazninë, në ndeshjen e luajtur në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”. Në setin e parë, Vllaznia nuk shkoi më shumë se 15-pikë përballë Partizanit, e cila arriti të fitojë. I dyti ishte më luftarak, por Partizani e mbylli edhe këtë set me fitore 22-25. Edhe në setin e tretë, Partizani nuk fali, duke shënuar pikë pas pike dhe duke e mbyllur me fitore me rezultatin 16-25. Në prononcimin pas ndeshjes, trajneri i Vllaznisë, Artan Kalaja, pranoi diferencat mes dy ekipeve.
Në këtë mënyrë, Partizani vijon të kryesojë kampionatin e Superligës së volejbollit për meshkuj, ndërsa Vllaznia mbetet në vendin e pestë në kuotën e vetëm tre pikëve.