Vllaznia në volejboll për meshkuj ka humbur kryendeshjen përballë Partizanit, sfidë e luajtur në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”.

Vllaznia është mundur 1-3 në fushën e saj ndaj të kuqve. Dy setet e para janë fituar nga ekipi mik. Vllaznia rikthehet në lojë teksa fiton setin e tretë duke shpresuar për një përmbysje. Partizani nuk gabon më dhe fiton setin e kartër dhe krejt ndeshjen me rezultatin e përgjithshëm 3-1 duke shuar shpresat për ekipin shkodran. Pavarësisht kësaj humbje që Vllaznia pësoi ndaj Partizanit ekipi shkodran gjendet brenda objektivave që ka në këtë sezon.

Artikulli paraprakDITA E DYTË E PROTESTËS, BASHA: PROTESTA NUK NDALET
Artikulli tjetërKUPA “PAVARËSIA”, KAJOSHI MË I MIRË NË KOSOVË