Vllaznia në volejboll për meshkuj ka marrë një fitore të rëndësishme ndaj Teutës në takimin e luajtur në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” në Shkodër. Shkodranët fituan 3-1 përballë durrsakëve, një fitore kjo që vlen edhe për renditjen mes katër ekipeve më të mira shprehet trajneri i Vllaznisë Artan Kalaja.

Tashmë edhe volejbolli i meshkujve po kthehet në një shoqatë ashtu si disa klube të tjera duke shkuar drejt privatizimin gjë e cila po zgjidh ngërçin ekonomik të këtyre muajve shprehet trajneri Kalaja.

Volejbollisti i Teutës Denis Rama pas ndeshjes tha se ekipi i tij kishte disa mungesa të rëndësishme gjë e cila ndikoi në këtë humbje ndaj Vllaznisë.

Vllaznia në përballjen ndaj Teutës setin e parë e humbi 23-25, të dytin e fitoi 25-13, seti i tretë kishte një rivalitet të madh duke u shtyrë me 8 pikë dhe në fund e fitoi Vllaznia 33-31 dhe të katërtin 28-26 duke bërë që Vllaznia ta fitojë me rezultatin e përgjithshëm 3-1 këtë përballje ndaj Teutës.

Artikulli paraprakI ZHDUKUR PREJ DY JAVËSH GJENDET I VRARË BIZNESMENI 43-VJEÇAR, TRUPI I PAJETË U ZBULUA…
Artikulli tjetërPOLICIA ZBARDH NGJARJEN E BIZNESMENIT TE VRARE. JA KUSH ESHTE AUTORI I ARRESTUAR