Pasditen e së enjtes në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” është zhvilluar edhe ndeshja e pare finale për në volejboll për të reja.
Vllaznia priste në Shkodër skuadrën e Tiranës. Vajzat shkodrane kanë arritur të triumfojnë më rezultatin 3-1 por ndeshja ka dhuruar emocione të forta deri në sekondën e fundit të lojës.
Ajo që binte në sy ishte edhe prezenca e tifozëve në mbështetje të skuadrave ku kryesonin ato kuqeblu të cilët brohorisnin në mbështetje të vajzave shkodrane.
Pas përfindimit të kësaj finaleje të parë trajnerja Ana Gjelaj u shpreh tepër e emocionuar dhe e kënaqur me rezultatin e arritur nga vajzat e ekipit të saj.
Volejbollisteve të reja shkodranë tashmë kanë për të zhvilluar edhe ndeshjen e dytë finalë e cila do të zhvillohet në Tiranë. Ekipit shkodran i duhet të fitojë të paktën një set dhe pastaj të grumbullojë të paktën 83 pikë që të shpallet kampion.
Natyrisht që Vllaznia do të synojë të arrij tek fitorja dhe marrja e titullit kampione edhe pse rivaliteti ka për të qënë i fortë.