Skuadra e Vllaznise ne volejboll per meshkuj nuk ka arritur te mbroje titullin kampion te sezonit te kaluar. Ajo nuk ka shkuar dot as ne gjysmefinale duke e mbyllur rrugetimin e saj qe ne gjashteshe. Pasditen e se shtunes volejbollistet shkodrane kane luajtur çerekfinalen e dyte ndaj Tiranes.

Nje sfide e luftuar shume dhe jo me kot per te shpallur fituesin, u deshen pese sete. Ne fund kane triumfuar bardheblute qe fituan 3-2 dhe jane ata qe do te vazhdojne rrugetimin me tej ne kampionat.

Sakaq tek Vllaznia eshte e nevojshme zhvillimi i nje analize per te nxjerre shkaqet e deshtimit te sivjetshem. Por pas kësaj humbjeje trajneri Adrian Mikopula ka dhene doreheqjen nga ekpi gje qe e kishte paralajmeruar me pare per televizinionin Star Plus.

Si nje nder shkaqet e shumta Mikopula renditi se volejbollistet e ekipit nuk kane me deshire te luajne dhe kjo reflektohej edhe me rezultatet e ndeshjeve te zhvilluara ku me tej u shpreh se sporti në Shkodër nuk mund të drejtohet nga karrigia qe nenkuptonte se mbeshtetja e bashkise apo organeve kopetente nuk ka qene thujase fare prezente ne ekip. Tashme zyrtarisht skuadra e Vllaznise ne volejboll eshte  pa trajner.

Artikulli paraprakSUKAJ: NJERËZIT E VEÇANTË BËJNË GJËRA TË VEÇANTA
Artikulli tjetërLIVING – SAMANDA SKUTINA