Skuadra e Vllaznisë në volejboll për meshkuj është në përgatitjet e fundit para nisjes së ndeshjeve të fazës së dytë të kampionatit por edhe atyre të turit final të Kupës. Përbërja e ekipit nuk është e njëjta me atë që ka qenë në fazën e parë sepse pamundësia finaniare ka bërë që të mos ketë përforcime por një nga volejbollistët e këtij ekipi është larguar dhe ai është Nikolin Qafarena. Volejbollisti kuqeblu ka vendisur të ndërpresë bashkëpinimin me skuadrën e Vllaznisë duke vijuar karrierën e tij në shtetin e Kosovës.

Në këto kushte, trajneri Adrian Mikopula ka deklaruar se do të jetë shumë e vështirë të luftohet për fitimin e trofeve. Tashmë duke marrë parasyshë që ekipi nuk ka pasur asnjë afrim në skuadrë por sapo pësio edhe largimin e njërit nga volejbollistëve kjo dukuri bën që në ekipin kuqeblu e ardhmja të jetë e paqartë dhe konfuze ku ekziston edhe mundësia që në të ardhmen ekipi është të shëprbëhet.

Kjo e ardhme jo e sigurt duket se dita ditës i afrohet më shumë skuadrës së Vllaznisë edhe me largimin e Nikolin Qafarena ku nuk mund të anashkalohet edhe mundësia e ndonjë largimi tjetër pasi volejbollistët sëbashku me stafin e ekipit kanë që në muajin tetorë 2017 që nuk marrin rrogën e kjo mund të ketë ndikimin e saj në largimin e mundshmëm të volejbollisëve kuqeblu.

Artikulli paraprakVLLAZNIA “I JEP DUART” CHARLES ATSINËS
Artikulli tjetër“OSJA E FALLTORES” TASHMË ME IMAZH TË RI