Më shumë se kurrë Vllaznia në volejboll për meshkuj është afër titullit kampion që do të ishte i pari në historinë e kësaj skuadra.
Shkodranët paralizuan Partizanin në Tiranë duke triumfuar me rezultatin e përgjithshëm 2-1 në 3 duelet gjysmëfinale. Në këtë mënyrë përballja finale do jetë mes Vllaznisë dhe Studentit ku kuqeblutë shihen si favoritë pasi eleminuan pretendentët kryesor, Partizanin. Trajneri i Vllaznisë Mark Kroqi flet rreth këtij suksesi.
Ndeshja finale me Studentin nuk është aspak e lehtë thotë trajneri Kroqi edhe pse ekipi i tij është pretendentë për të fituar trofeun. Trajneri Kroqi ka besim se skuadra e tij do të arrijë tashmë të fitojë titullin kampion. Vllaznia fitoi 25-21 setin e parë, humbi 25-23 të dytin dhe fitoi dy të tjerët me rezultatin e njëjtë 25-21 përballë Partizanit duke shkuar kështu në finale. Me Studentin Vllaznia do të ketë 5 përballje në total dhe skuadra që fiton 3 prej 5 ndeshjeve shpallet kampione e Shqipërisë.