Paraditen e së premtes në palestrën e Universitetit të Shkodërs u zhvillua një ndeshje volejbolli ndërmjet shkodraneve dhe studenteve të universitetit Marin Barleti të Tiranës.
Ky kampionat vjen në kuadrë të bashkëpunimit të ndërsjelltë nga Shoqata e Universiteteve.
Aktiviteti është i shtrirë në disiplinën e volejbollit për femra dhe futsallë për meshkuj.
Në një prononcim për media Artan Kalaja shprehet se me vajzat e ekipit të tij stërviten vazhdimisht ku synojnë arritjen e rezultateve pozitive.
Më tej i pyetur nëse ky mund të quhet një rikthim i tij sa i përket volejbollit dhe Vllaznisë Kalaja shprehet.
Artan Kalaja dha dorëheqjen e tij nga skuadra e Vllaznisë verën e vitit 2016 e duke marrë parasysh faktin se aktualisht ekipi kuqeblu i volejbollit për meshkuj është pa trajner mbase do të ishte një alternativë e mirë rikthimi i tij në këtë skuadër.