Ish-volejbollistja e njohur e Vllaznisë, Nora Deda, është emëruar trajnere e skuadrës kuqeblu në volejboll për femra. Një ndryshim I tillë ka ardhur pas largimit të trajnerit të mëparshëm Dorjan Tafa, I cili ka lënë tashmë drejtimin e Vllaznisë në volejboll për femra, edhe pse fillimisht ai ishte projektuar për ta drejtuar këtë ekip. Pas largimit të Tafës, drejtuesit e Shoqatës, me në krye presidentin Florian Zekja, kanë punuar menjëherë për emërimin e një personi tjetër në këtë detyrë dhe kështu, tekVllaznia në volejboll për femra është rikthyer një njohje e vjetër e volejbollit shkodran, pikërisht trajnerja dhe pedagogia Nora Deda. Ajo ka punuar më parë tekVllaznia e volejbollit të të rejave, por edhe me ekipin e parë për një periudhë disa-vjeçare, ekipe që prodhuan sukses me Dedën në rolin e trajneres së parë. Në fakt, kemi të bëjmë me një person mjaft profesioniste në punën e saj dhe jo më kot, ajo ka arritur disa suksese me ekipet e femrave të Vllaznisë në volejboll vite më parë. Tashmë, me afrimin e një emir si çështë Nora Deda, Vllaznia e volejbollit të femrave duket se do të kërkojë të vazhdojë hap pas hapi drejt synimeve të mëdha dhe pretendimeve ambicioze për një ekip pretendent, siç është premtuar nga drejtuesit e Shoqatës. Volejbolli në Shkodër është një traditë dhe një emër si Nora Deda padyshim që do të synojë të bëjë më të mirën e mundshme për ta ruajtur dhe për ta çuar më përpara.

Artikulli paraprakSHFRYTËZONIN TË MITUR, PROCEDOHEN DY GRA
Artikulli tjetërKRYMI NË DYSHIM NDAJ KUKËSIT