Vllaznia në volejboll për meshkuj ka humbur ndeshjen e parë finale me Partizanin 0-3.
Përballja e parë u luajt në Shkodër në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”. Pavarësisht mbështetjes së zjarrtë të tifozëve Vllaznia nuk ia doli në fushën e saj.
Ndeshja pati rivalitet dhe u deshën 5 sete për të përcaktuar ekipin fitues. Në fund trajneri i Vllaznisë Ermal Kraja u shpreh se një ndikim patën arbitrat me vendime të njëanshme gjatë lojës ndërsa trajner i Partizanit Ylli Tomorri tha se ekipi i tij e meritoi fitoren.
Vllaznia e nis më mirë dhe duket sikur do të shkojë drejt fitores së parë në takimet finale por në fund nuk rezulton kështu. Vllaznia është dominante në setin e parë duke e fituar 25-20.
Partizani nuk lëshon dhe barazon shpejt teksa fiton setin e dytë 26-24. Vllaznia nuk demoralizohet ndërsa arrin të fitojë edhe setin e dytë 25-23 duke marrë avantazhin 2-1.
Kur pritej fitorja e kuqebluve Partizani luan shumë më mirë në setin e tretë. Disa gabime në shërbime por edhe në pasime të gabuara e penalizojnë Vllazninë ndërsa Partizani e fiton lehtësisht setin e kartërt në shifrat 25-21 dhe loja barazohet në 2-2.
Gjithçka mbetet në setin e pestë dhe final. Partizani e nis më mirë dhe e mban këtë epërsi deri në fund. Të kuqtë fitojnë setin e pestë 15-12 dhe krejt takimin në finalen e parë 3-2.
Tashmë mes Vllaznisë dhe Partizani janë edhe katër ndeshje për t’u luajtur dhe për të vendosur ekipin kampion.