Për dy ditë me radhë për herë të parë në kompleksin sportiv “Adriatic Tennis Park” u zhvillua kampionati i volejbollit Beach Volley. Tetë ekipe me nga dy volejbollistë profesionistë por edhe amator morën pjesë në këtë kampionat të zhvilluar në kompleksin e tenisit në Shkodër i cili ofron edhe këtë fushë sportive. Një prej organizatorëve të kësaj gare, Fatjon Ademi tregon se ky kampionat i Beach Voley kishte interes.

Ajo që synohet në të ardhmen është zgjerimi i mëtejshëm i kampionatit të volejbollit në rërë në kompleksin “Adriatic Tennis Park” për t’i dhënë mundësinë të gjithëve që të marrin pjesë duke qenë se volejbolli në Shkodër është edhe një traditë e hershme bën të ditur Ademi.

Ndeshja finale e Beach Volley në “Adriatic Tennis Park” u zhvillua mes dyshes Nikolin Qafarena dhe Fatjon Çekini përballë Endri Juknit e Visar Lleshit. Kjo sfidë kishte një rivalitet ndërsa në fund u fitua nga dyshja Qafarena Çekini të cilët bëhen edhe fituesit e këtij kampionati për herë të parë.

Artikulli paraprakPOLIKLINIKA E SHKODRËS ZHVENDOSET TEK SPITALI
Artikulli tjetërAKUZA PËR SHKELJEN E RREGULLAVE TË BE-SË, META GJOBITET ME 1.2 MLD EURO