Vllaznia në volejboll për femra është mundur 3 me 0 ndaj ekipit të Tiranës në ndeshjen e luajtur një ditë më parë në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” në Shkodër. I pranishëm gjatë ndeshjes Vllaznia-Tirana ishte edhe presidenti i Federatës Shqiptare të Volejbollit, Erlind Pëllumbi.

Pavarësisht humbjes ekipi kuqeblu është në një formë të mirë shprehet presidenti i Vllaznisë në volejboll për femra Florjan Zekja.

Pas humbjes me Tiranën trajneri i Vllaznisë Dorjan Tafa shprehet se ekipi i tij gaboi më shumë ndaj dhe e humbi këtë përballje.

Pas humbjes ndaj Tiranës, Vllaznia zbret në vendin e tretë duke mbyllur kështu fazën e parë të Supërligës së Kampionatit Kombëtar të Volejbollit.

 

Artikulli paraprakDITËT E MJEDËS, 155 VITE NGA LINDJA E POETIT
Artikulli tjetër110,000 MJETE MË SHUMË NË RRUGË, DPSHTRR: JA NUMRI I AKSIDENTEVE NË 22 MUAJT E FUNDIT