KALAJA: NUK JEMI AMBJENTUAR AKOMA, VETËM 1 JAVË STËRVITJE. Ekipi i Vllaznisë në volejboll për meshkuj e ka nisur me humbje sezonin e ri.
Skuadra shkodrane ndonse ka luajtur në pallatin e rikonstruktuar të “Qazim Dervishit” nuk ka mundur dot të përballojë lojën e ekipit të Teutës. Në setin e parë vendasit janë mundur me 3 pikë diferencë, 22-25 për Teutën. Po ashtu, durrsakët fitojnë dhe setin e dytë, kësaj herë me 11 pikë diferencë, pikërisht 14-25. Në setin e tretë, shkodranët bëjnë diferencën ku dhe arrijnë të fitojnë 25-19. Ndërkohë kur pritej që Vllaznia të barazonte, ajo humbjet setin e katërt sërish 14-25. Pas takimit trajneri Artan Kalaja, ka dhënë dhe arsyet pse skuadra nuk ka qenë një ditë të mirë. Këtë sezon skuadra kuqeblu ka patur disa largime, por natryisht mungon dhe financimi për ta përforcuar atë me disa volejbollistë. Mëgjithatë trajneri beson se edhe në këtë sezon, kuqeblutë do të mund të realizojnë një përfaqësim dinjitoz.