KUQEBLUTË KALOJNË 3-2 ME SETE FARKA VOLEY DUKE SIGURUAR ZONËN PLAY-OFF. Ekipi i Vllaznisë në volejboll për meshkuj e ka shlyer gabimin që bëri dy javë më parë duke humbur ndaj Fark Voley, kundërshtari i drejtpërdrejtë për play-off duke fituar ndeshjen e radhës po ndaj tyre.

Kuqeblutë e kanë mposhtur këtë kundërshtar me përmbysje, duke fituar 3-2. Pavarësisht se kjo përballje duhej të zhvillohej në Shkodër, kuqeblutë udhëtuan drejt Durrësit me besimin se mund të fitonin e për të siguruar kështu zonën play-off. Ka ndodhur pikërisht kështu, madje fitorja u paralajmërua si nga trajneri ashtu dhe nga kapiteni i skuadrës Atrid Miloti ditën e hënë ku ishin të ftuar në rubrikën sportive, Star Sport. Duke u ndalur më konkretisht tek ndeshja, Vllaznia ka humbur dy setet e para, 25-22, 25-21. Ka ndodhur pikërisht si në Shkodër ku volejbollistët shkodranë reaguan dhe fituan dy sete të tjera, 20-25, 17-25 e duke e dërguar takimin në setin final. Këtë herë shkodranët janë më të saktë dhe fitojnë në finale 14-16 duke mbyllur përfundimisht diskutimet për zonën play-off. Për të mbyllur fazën e ndeshjeve të kampionatit, Vllaznia ka një ndeshje të fundit ndaj Elbasanit e më pas do të zhvillojë përballjet në play-off. Në bazë të renditjes kuqeblutë do të luajnë ndaj Studentit, ekipi më i mirë I kampionatit dhe ndër më të suksesshmit në Shqipëri. Shkodranët do të kenë një përballje të vështirë dhe në qoftëse do të arrijnë të kalojnë në finale do të ishte një sukses shumë i madh.

[iframe width=”100%” height=”315″ src=”https://www.youtube.com/embed/OBDC37x8Tj4?showinfo=0″ frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakSHKOLLAT KONKUROJNË PËR “10 FJALËT FRANKOFONE”
Artikulli tjetërEURO 2016, SHQIPËRIA GATI PËR SFIDEN VENDIMTARE