KRROQI: FEDERATA KA RRITUR KUOTAT FINANCIARE.Ekipi i Vllaznisë në Volejboll, qoftë për meshkuj dhe për femra mund të rrezikojë pjesmarrjen për sezonin e ri sportiv. Shkak është bërë rritja e kuotave financiare nga federata shqiptare e voljebollit çka për Vllazninë është një problem serioz. Nisur nga kjo, pyetja që lind është se a rrezikon seriozisht pjesmarrjen ekipi i Voljebollit.
Krahas ankimeve që kanë bërë të gjitha klubet shumë sportësh në Shqipëri, Krroqi thekson se do të ketë përshkallëzim të ankimeve deri në procese gjyqësore në qoftëse nuk merren në konsideratë. Mëgjithatë klubi shumë sportësh Vllaznia ka dhënë dhe një ide për zgjidhjen e këtij problemi.
Sezonin e kaluar ekipi i Volejbollit të Vllaznisë ka qenë një ndër ekipet pretendente. Ndërkohë që këtë vit duhet pritur të pakten deri në fund të këtij muaji në qoftëse do të kemi një lëvizje konkrete me federatën e Volejbollit. Gjithsesi të hënë pritet të ketë dhe një takim tjetër në Ministrinë e Sportëve ku pretendohet ti jepet zgjidhje pretendimit të Federatës Shqiptare të Voljebollit dhe të ulen tarifat financiare siç kanë qenë në sezonet e kaluara.