Vllaznia në volejboll për meshkuj e nisi me fitore kampionatin kombëtar të volejbollit. Djemtë e drejtuar nga Artan Kalaja arritën të mposhtin në shifrat 3-1 skuadrën e Elbasanit, ndeshje e luajtur në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” në Shkodër. Seti i parë u mbyll18-25 në favorin e miqve ndërsa më pas Vllaznia barazoi dhe arriti ta fitojë takimin duke triumfuar në tre sete radhazi, 25-21, 25-18 dhe 25-21. Për Vllazninë nga fillimi e nisën Çekni, Qafarena ,Bazhdari, Talani, Lugaj, Jula ndërsa u aktivizuan Lloshi, Lleshi, Jukni dhe Qeseri. Për Elbasanin nga fillimi e nisën Garunja, Kallajxhiu, Arapi, Thano, Koni dhe Gashi ndërsa u aktivizuan Koçubina ndërsa trajner i verdhebluve është Eduart Çeta. Trajneri i Vllaznisë Artan Kalaja pas kësaj fitoreje në javën e parë tha se Vllaznia synon këtë sezon që të renditet mes katër ekipeve më të mira për të marrë pjesë në fazën Play Off. Tekniku Kalaja tha se disa ekipe kanë bërë perforcime por për momentin Vllaznia ka mjaftueshëm lojtarë edhe pse është një ekip bio me volejbollistë shkodran. Në vazhdimësi pret që ekipi i tij të përforcohet me volejbollistë të tjerë.

Artikulli paraprakHUMBËN RRUGËN TEKSA EKSPLORONIN MAJËN E JEZERCËS, SHPËTOHEN DY TURISTET ANGLEZE
Artikulli tjetërRAMA NË SHBA, MERR PJESË NË TAKIMIN VJETOR TË PRESIDIUMIT TË INTERNACIONALES SOCIALISTE