Vllaznia në volejboll për femra do të përballet nesër ndaj ekipit të Tiranës në ndeshjen e vlefshme per javen e 6-të të Supërligës së Kampionatit Kombëtar të Volejbollit për femra.

Në një prononcim për media trjaneri i Vllaznisë, Dorian Tafa e cilëson si një nga ndeshjet më të rëndësishme të kampionatit këtë përballje.

Ndër të tjera trajneri Tafa ka folur edhe për kupën e Pavarësis që zhvillohet në Kosovë në të cilën Vllaznia do të marrë pjesë duke e cilësuar si pozitive pjesmarrjen e ekipit të tij në një kompeticion të tillë.

Fitorja ndaj kampiones në fuqi Partizanit i ka dhënë më shumë siguri ekipit kuqeblu ndaj dhe shpresojnë se do të fitojnë nw pwrballjen me Tiranën shprehet volejbollistja e Vllaznisë, Stela Kiri.

Përballja Vllaznia-Tirana do të luhet me datën 19 nëntorë në orën 16: 00 në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” në Shkodër.

 

Artikulli paraprakKOMAN, BANORËT PROTESTË PËR ANULLIMIN E PROJEKTIT
Artikulli tjetërARILENA ARA DHE VERA GRABOCKA BËHEN BASHKË PËR HERË TË PARË PAS DY VITESH!