Skuadra e Vllaznisë në volejboll në ndeshjen e rradhës atë ndaj ekipit të Elbasanit ka arritur fitoren në rezultatin 0-3.

Kjo ndeshje është e vlefshme për javën e pestë të kampionatit, elbasanasit gjatë gjithë ndeshjes së zhvilluar janë munduar të arrijnë të kalojnë në epërsi por që nuk ja kanë arritur. Në setin e parë rezultati ka qënë 25-15 ku kryesonte skuadra shkodrane, në të dytin është thuajse I njëjti rezultat 25-17 ku ekipi I elbasanit arrin të shënojë vetëm dy pikë më shumë.

Por në setin e tretë dhe përmbyllës rezultatët janë mjaft të thella pasi sërish Vllaznia është kryesuese ku u shënuan 25 ndërsa Elbasani vetëm 12 duke konfirmuar fitoren e ekipit kuqeblu. Kështu është mbyllur ky takim ndërkohë skuadra e Vllaznis në volej renditet në vendin e pestë në kuotën e 6 pikëve duke u pozicionuar në mesin e tabelës. Tashmë pritet që ekipi I Ardian Mikopula të marrin fitore të tjera ku në këtë mënyrë do të mund të renditen në skuadrat kryesuese dhe pretendente.

Artikulli paraprakVLLAZNIA B PËSON HUMBJEN E RRADHËS NË LEZHË
Artikulli tjetërLUFTA NDAJ KORRUPSIONIT, KRIJOHET NJËSIA E SINJALIZUESVE NË GJYKATA