Volejbollistet e Vllaznisë po stërviten prej dy muajsh duke arritur që të shpërblehen me fitore në ndeshjen e parë të kampionatit. Pjesë e rëndësishme e formacionin janë edhe vajzat e reja. Një prej tyre e cila spikati që në sfidën e parë të sezonit është 18 vjeçarja Mandisa Kuçi e cila thotë se të gjithë bashkë shpresojnë të arrijnë objektivat për fitimin e trofeve.
Pjesë e Vllaznisë këtë sezon është edhe lojtarja me eksperiencë Sara Hasku, ish volejbolliste e disa ekipeve në Shqipëri por me një eskperiencë edhe jashtë Shqipërisë. Hasku është e lumtur që ndodhet tek Vllaznia, ekip me të cilin synon që këtë sezon të triumfojë në çdo kompeticion.
Bashkë me Kuçin dhe Haskun Vllaznia në përbërje të saj ka edhe volejbollistet e tjera Sarah Beci, Esmeralda Tuci, Liridona Kodra, Lorela Picaku, Klodeta Zhivani, Edna Erkoçi, Iris Bardeli, Stela Kiri, Laura Ballçiti dhe Adma Mikopula ndërsa stafi teknik përbëhet nga trajneri Dorjan Tafa dhe zëvendës trajnerët Ferdinand Bardeli dhe Ankela Cara.