Voltana Ademi, kryetarja e Bashkise Shkoder ka shenuar nje vit qe nga momenti i marrjes se mandatit se qytetare e pare e Shkodres.

Nje vit me pare, ne zyren e titullarit te Bashkise se Shkodres do te behej edhe dorezimi i mandatit pas konstituimit te Keshillit te Bashkise Shkoder. Asaj kohe, kreu ne detyre, Lorenc Luka do ti linte stafeten kryebashkiakes Ademi per te vene ne zbatim planin e saj per drejtimin e shkodres, nje shkodre me shume problematika per shkak edhe te nje shtrirje te madhe gjeografike, nje Shkodre e cila kishte thene fjalen e saj se ke do te zgjidhte si kryetare te Bashkise se Shkodres. Ne nje vit, Bashkia Shkoder eshte perballur me sfida te shumta, me perballje te forta me qeverine qendrore, kryesisht sa i takon kalimit te kompetencave, por nga ana tjeter edhe sa i takon fondeve te qeverise per Shkodren, fonde te cilat kane ardhur me pikatore. Megjithate, pavaresisht sfidave, 21 gushti, zyrtarisht shenon dorezimin e mandatit, nderkohe qe nga 22 gushti, Voltana Ademi, ka hyre ne zyren e kryetares se Bashkise Shkoder per te drejtuar nje bashki, 10 here me te madhe, nga Thethi ne Velipoje, me problematika te medha te cilat kane treguar edhe gjate nje viti se nuk do te jete e lehte te drejtohet Shkodra.

Artikulli paraprakVLLAZNIA FEMRA, EKIPI NISET DREJT SLLOVENISË
Artikulli tjetërJA ÇFARË THA, VOLTANA ADEMI NJË VIT MË PARË