Kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi ankimon në Gjykatë zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Ditën e sotme ajo ka paraqitur në Gjykatën Kushtetuese një padi në emër të bashkive të Shqipërisë, një shoqatë e drejtuar prej vetë asaj, përmes të cilës kërkon që procesi i zgjedhjeve të 30 qershorit të mos njihet.

Pas daljes nga Gjykata Kushtetuese Ademi deklaroi se kërkesa e sotme nuk ka të bëjë vetëm me anikimimin e procesit zgjedhor por edhe me verifikimin e regjistrimit të Bindjes Demokratike.

Ajo tha se kërkesa e saj do mund të shqyrtohet sapo të ngrihet Gjykata Kushtetuese duke deklaruar se shpreson se Rama nuk do të pengojë ngritjen e saj. Ademi vuri theksin tek vendimet e ndryshme të gjykatave lidhur me njohjen e mandateve të kryebashkiakëve.

“Ne sot kemi referuar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën me objekt konstatimin anti kushtetues të zgjedhjeve të 30 qershorit dhe verifikimin e ligjshmërisë së regjistrimit të Bindjes Demokratike.

Jemi këtu duke iu referuar një të drejte kushtetuese për të zbatuar kushtetutën. Dekreti i presidentit duhet të merret në konsideratë.

Në momentin që kjo gjykatë të jetë në punë të mund të fillojmë menjëherë gjykimin e kësaj çështjeje. Shpresojmë që Edi Rama të mos pengojë ngritjen e kësaj gjykate dhe të mos fusë duart në emërimet e saj.

Ne po veprojmë në mënyrë institucionale, duke iu drejtuar institucioneve të drejtësisë që të përdorim atë që është një e drejtë e jona. Kjo është rruga që po ndjekim.

Shpresojmë që organet e drejtësisë do të funksionojnë. Ajo që ne dimë është se kemi gjykata që kanë vepruar në mënyrë të ndryshme dhe kjo ngre një pikëpyetje të madhe e cila do çojë drejt një kaosi që do dojë një shpjegim se çfarë ka ndodhur”, tha Ademi.

Ankimimi në Kushtetuese u propozua nga SHBA, në raportin e paraqitur një ditë pas zgjedhjeve të 30 qershorit. Teksa e quajti të rregullt procesin zgjedhor, SHBA theksoi qartë dhe prerë se ata që ata që dëshirojnë të sfidojnë rezultatin e zgjedhjeve duhet të presin Gjykatën Kushtetuese, që të ngrihet.

Nga ana tjetër kjo Gjykatë nuk është funksionale pasi ka vetëm 1 nga 9 anëtarë që duhet të kishte.

Artikulli paraprakURDHËR ARRESTI NGA SERBIA, NDALOHET NË VJENË VËLLAI I RAMUSH HARADINAJ
Artikulli tjetërLLESHAJ: NUK E NDALOJMË DOT FUTJEN E ARMËVE KONTRABANDË, KUFIRI YNË NUK ËSHTË ME TELA ME GJEMBA